DFB heton dhunën nga tifozët e Herthës

Federate e Futbollit të Gjermanisë (DFB) do të hetojë vërsuljen e tifozëve të Hertha Berlinit në Olympic Stadium, pas humbjes së ekipit të tyre në lojën shtesë nga rivali për mbijetesë, Nuremberg.
Policia bëri 30 arrestime në stadium, të shtunën, ndërsa katër oficerë janë lënduar pas reagimit të dhunshëm të tifozëve, kur sulmuesi i Nurembergut, Angelos Charisteas shënoi golin e fitores në minutën e 92-të.
Pas vërshëllimës përfundimtare, rreth 100 tifozë të Herthës u vërsulën në fushën e stadiumit të famshëm. Hertha ka pesë pikë më pak në fund të tabelës dhe vështirë se do ta shpëtojë statusin në Bundesligë, por tani mund të përballen me sanksione pas hetimeve të komisionit disiplinor të DFB-së.
“Për ne është e qartë: sjellja e dhunshme nuk ka vend në futboll”, tha presidenti i Bundesligës, Reinhard Rauball.