E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacquiao mbron titullin

Many Pacquiao mposhti ganezin, Joshua Clottey në Texas dhe mbrojti titullin e tij në kategorinë uellter me vendim unanim me pikë.

Shpejtësia e boksierit nga Filipinet dhe goditjet e shpeshta ishin të papërmbajtshme për kundërshtarin e tij, i cili nuk paraqiti rrezik sulmues në praninë e afro 51.000 tifozëve në Cowboys Stadium, shtëpinë e ekipit nga liga NFL, Dallas.

“Isha i përqendruar në strategjinë time të dominimit. Ai është boksier i mirë defansiv. Jam munduar ta mposht mbrojtjen e tij me goditje në grup dhe aperkat. Kjo funksionoi”, tha Pacquiao.

Clottey ishte i fokusuar në mbajtjen e duarve para fytyrës për të bllokuar goditjet e pandalshme të kundërshtarit. Njëri gjyqtari e vlerësoi çdo raund në favor të Pacquiaos, ndërsa dy të tjerët i dhanë atij epërsi 119-109. Kampioni qëlloi 20 për qind nga 1.231 goditjet e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›