E Diel, 1 Nëntor 2026

"Reali i Madridit, gati të rikthehet"

Roberto Carlos dhe Reali i Madridit sërish së bashku? Mbrojtësi 36-vjeçar brazilian, 11 sezone me bluzën e merengues, ka rrëfyer për të përditshmen spanjolle ‘Marca‘ se është gati të rikthehet te Reali për të zëvendësuar portugezin Pepe, të dëmtuar të shtunën e kaluar gjatë ndeshjes kundër Valencias, dhe që mund të qëndrojë larg fushës për të paktën 6 muajt e ardhshëm pas dëmtimit në ligamentin e gjurit të djathtë. "Po mendoj prishjen e kontratës me Fernebahçen. Kam një marrëveshje verbale me Korinthiansin, por nëse Reali më thërret, do të shkoj menjëherë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›