E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Madridit mundi 7-1 Osasunen ne stadiumin Bernabeu

Spektakli nisi me një Këpucë të Artë, të cilën e meritoi Kristiano Ronaldo, si golshënuesi më i madh i Europës sezonin e kaluar, ndërsa festa e golit u shtrua këmbëkryq në “Bernabeu”.

Reali i Madridit fitoi 7-1 ndaj Osasunës, duke forcuar pozitat në krye të tabelës së renditjes më 28 pikë, ndërsa vetë Ronaldo ishte një protagonist i madh në ndeshjen që nisi, si rrallë herë, në orën 12:00.

Portugezi shënoi 3 gola, duke nisur që në minutën e 23-të. Miqtë barazuan papritmas në minutën e 30-të me anë të Baldes, por Pepe menjëherë, në 34’, rivendosi epërsinë vendase.

Golat e tjerë për skuadrën e Zhoze Murinjos u shënuan nga argjentinasi Gonzalo Higuain në 40’, Kristiano Ronaldo në 55’ (me penallti) e 58’ dhe sulmuesi francez, Karim Benzema në 63’ e 81’.

Osasuna mbeti me 10 lojtarë në minutën e 54-ët kur doli me karton të kuq Satrustegim, duke luajtur thuasje 40 minuta në inferioritet numerik.

Me këtë fitore, Reali “blindon” kryesimin duke pasur 28 pikë pas javës së 11-të në Primera Division dhe duke pasur golaverazhin 39 gola të shënuar e 7 gola të pësuar, ndërsa Barcelona ka 24 pikë, por do të luajë sonte në Bilbao, në orën 20:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›