Flamurtari u ndal papritmas ne Vlore nga Apolonia e Fierit
Një nënvleftësim fare i vogël mund të bëjë namin. Flamurtari duhet ta ketë kuptuar fare mirë këtë gjë pas barazimit krejt të papritur 1-1 ndaj Apolonisë në Vlorë në javën e 8-të të Superligës. Fierakët vinin pas humbjes 2-1 në shtëpi me Tiranën, ndërsa kuqezinjtë e Lutajt pas fitores së shkëlqyer, gjithashtu jo të menduar, 3-1 në fushën e Bylisit.
Skuadra vendase e nisi lojën me besim të madh në vetvete dhe pa nxituar shumë, por nga kjo sjellje u ndëshkua kur sapo kishte kaluar një orë lojë, pasi Ndoni shënoi për fierakët. Ky gol ishte një shkundje e fortë për Flamurtarin, por që nuk qe në gjendje të kundërpërgjigjej siç duhet në pjesën e parë. Shumë volum loje, shumë qarkullim topi, por edhe shumë pasaktësi.
Pjesa e dytë nisi më e shpejtë, por edhe më e fortë. Ndërhyrjet e ashpra nuk munguan dhe bashkë me to erdhën edhe vonesa të lojës, ndërsa vlonjatët ishin më pranë portës kundërshtare, duke krijuar mundësi shënimi dhe duke protestuar.
Veçse, goli erdhi në një mënyrë që do të sjellë jo pak polemika. Në minutën e 62-të për vendasit u akordua një goditje dënimi para zonës, por vetëm pas sinjalizimit të anësorit, pasi gjyqtari kryesor fillimisht kishte vazhduar lojën.
Nga kjo goditje dënimi erdhi gjuajtja e shkëlqyer e Franc Veliut që shënoi duke barazuar rezultatin. Pas goditjes së marrë, fierakët u përpoqën të kundërpërgjigjeshin dhe rrezikuan në 67’, por topi përfundoi mbi traun e portës vendase.
Ndërsa tifozët kishin nisur të festonin golin në tribunë dhe Kuqi bëri një provë krejtësisht të dobët me një gjuajtje nga larg, ndihmëstrajneri mik, Papuçiu shprehte shqetësimin e tij në vijën anësore.
Fundi ishte sërish kuqezi, me protagonist portierin e Apolonisë, Xhelilaj. Ai neutralizoi fillimisht një rrezik në minutën e 81-të, pastaj u tregua shumë i qetë dhe i saktë ndaj Shehajt, duke ia mohuar vendasve edhe këtë mundësi goli.
Së fundi, rastin e pati kapiteni Sakaj pas krosimit të Telushit, por gjuajti jo mirë dhe Xhelilaj priti. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1 dhe kështu mori fundi edhe rekordi prej 30 fitoresh radhazi në shtëpi për Flamurtarin. Një hap i gabuar për të, ndërsa tifozët fierakë e festuan më së miri këtë derbi fatlum.