Teuta vazhdon marshimin e saj ne Superligen shqiptare
Ngjyra blu dinamovite ishte kthyer në të bardhë në stadiumin e Durrësit, por kjo nuk ndryshoi edhe fatin e skuadrës 17 herë kampione të Shqipërisë. Dinamo u mund 2-0 në fushën e Teutës, me vendasit që vazhdojnë të mbeten në krye të tabelës, ndonëse fillimi i ndeshjes së javës së 8-të të Superligës ishte shumë i mirë për miqtë nga Tirana.
Madje, ishte një start i shkëlqyer i një skuadre që mbyll tabelën me -1 pikë dhe që deri tani ka marrë vetëm 2 të tilla, megjithë kthimin në stol të veteranit Farruk Sejdini. Dy herë u goditën shtyllat e portës vendase, ndërsa Kuli duhej të kishte shënuar e jo të kishte rrahur piketën prej druri.
Deri në fund të 45-minutëshit të parë, Teuta e Hasan Likës nuk arriti të tregonte fytyrën e kryesueses së kampionatit, ndërsa në minutat e fundit Dinamo pretendoi edhe për një penallti, por gjyqtari mendoi se gjithçka ishte një simulim i futbollistit mik. Pamjet e përsëritura tregojnë se ka pasur një prekje nga mbrojtësi.
Teuta falenderoi që nuk u ndëshkua dhe pas pushimit vendosi të ndërronte muzikë. Emiliano Veliaj shënoi golin e parë, pas një rrëmuje para zonës dinamovite dhe një këmbënguljeje pa fund të durrsakëve. Ky gol erdhi që në minutën e 49-të, ndërsa për së dyti herë Dinamo u ndëshkua nga Akil Jakupi në minutën e 65-të.
Pra një zgjidhje e ndeshjes në fillim të pjesës së dytë nga “djemtë e detit”, që do të vazhdojnë të jenë në krye të tabelës, me 19 pikë pas 8 javëve kampionat. Një fillim ëndrrash për një skuadër që vjet rrezikonte kategorinë, ndërsa këtë sezon pretendon titullin.