Ibrahimoviç mbron kritikat ndaj Barcelonës

Ish sulmuesi i Barcelonës Zlatan Ibrahimoviç ka mbrojtur kritikat ndaj Pep Guardiolas në autobiografinë e tij.
Libri me titullin ‘Unë jam Zlatan Ibrahimoviç’ do të publikohet më vonë gjatë këtij muaji ndërsa fragmente të tij janë publikuar nga e përditshmja suedeze Aftonbladet ku 30 vjeçari kritikoi ashpër ish trajnerin e tij. Sulmuesi, i cili tani luan në Milan, insistoi se kishte të drejtë për të shpalosur anën e tij të tregimit.
“Nëse dikush ka diçka për të thënë ose dinë diçka që unë nuk e di atëherë janë të mirëseardhur të flasin por në këtë libër ju kam treguar gjithçka që ndodhi” tha Ibrahimoviç për mediet italiane. Milan pret Barcelonën në San Siro më 23 nëntor në përballje që mund të vendos fituesin e grupit H në Ligën e Kampionëve.