Speciale-Statistika/ Pesë ndryshime pankinash në Superligë, të tjerat në dyshim

Nga Dash Frashëri-Artur Qorraj
Me emërimin të Hasan Likës si trajner të ri të Besës, shkon në pesë numrin i pankinave të ndryshuara në Superligë, në raport me ato që lanë ekipet pas përfundimit të sezonit 2005-2006. Dinamo, rokadë Bici-Sejdini Kështu, Dinamo e cila e përfundoi sezonin paraardhës në vendin e tretë me teknikun lezhjan Vasil Bici, sezonin e ri do ta nisë me Faruk Sejdinin, që përballjen e parë zyrtare me Dinamon do ta ketë ditën e mërkurë me ndeshjen ndërkombëtare të Kupës UEFA kundër ekipit bullgar CSKA e Sofjes. Vllaznia, largohet Dedja vjen Shulze Ekipi shkodran, finalist i Kupës së Shqipërisë në edicionin 2005-2006 nuk do të ketë në pankinë trajnerin Hysen Dedja, kampion me Vllazninë në ediicionin 1997-1998, por gjermanin Urlih Shulze, ish-trajner i 1. FC Magdeburg, i cili bëhët kështu trajneri i dytë që drejton Vllazninë pas malaziasit Dervish Haxhiosmanovic, kampion me skuadrën shkodrane në sezonin 2000-2001. Apolonia në duart e një rumuni Skuadra fierake e porsangjitur në Superligë, nuk do të drejtohet nga vendasi Dhimitër Papuciu, por nga rumuni Dumitresku, që me kurikulimin e tij ka mundur të bindë presidentin ambicioz Koco Kokëdhima për t'i besuar Apoloninë e tij në sezonin 2006-2007, duke patur si objektiv qëndrimin në Superligë. Besa, Bizhdili beson te Hasan Lika Presidenti i porsarikthyer i Besës pas sheshimit të grindjeve me Bashkinë e Kavajës, i mirënjohuri Xhat Bizhdili, sezonin e kaluar ua besoi Besën e tij katër trajnerëve: Ilir Duro, Agim Canaj, Ilir Shulku dhe Përparim Daiu, por asnjëri nga këta nuk mundi ta conte Besën në zonën "Europiane". Trajneri i ri i kavajsve për sezonin 2006-2007 do të jetë ish-trajneri i Teutës dhe Kombëtares U-21, Hasan Lika. Objektivi për të është të paktën pjesëmarrja në Kupën Intertoto. Agim Canaj gjen "strehë" në Vlorë Trajneri i vlerësuar si më fjalëpakët dhe punëshumët vlonjati Agim Canaj gjatë karrierës së tij ka provuar disa pankina të ekipeve nga kryeqyteti dhe rrethet, por tani i duhet të drejtojë ekipin e qytetit të tij të lindjes dhe "djepit" të tij si futbollist . Tekniku Canaj, një ish-futbollist i njohur i Flamurtarit në sezonmin 1988-1989, sezonin e kaluar drejtoi në Superligë ekipet e Besës dhe të Skënderbeut. Gjatë karrierës së tij, Canaj ka drejtuar edhe ekipet e Dinamos, Lushnjës, Shkumbinit. Pankinat e sigurta Në fakt kjo mund të thuhet vetëm për stolin e Tiranës, ku drejton kampioni i sezonit 2003-2004 dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë për edicionin 2005-2006, Mirel Josa. I konfirmuar nga "kuarteti" i donatorëve Papuli, Halili, Ngjela, Nuri, trajneri bardheblu është duke punuar i qetë në përgatitjen e ndeshjes së Kupës UEFA kundër ekipit kroat NK Varteks Varazhdin. Edhe pse pritet natyrshëm suksesi dhe optimizimi i lojtarëve kryeqytetas është i lartë, dështimi i mundshëm nuk mund të provokojë largimin e Josës. Tirana sezonin e kaluar pati në drejtim tre trajnerë: italianin Leonardo Menekini dhe dy "djem" të saj, Krenar Alimehmetin e Mirel Josën, dhe drejtuesit e saj e dinë mirë se cdo të thotë të ndryshosh apo largosh trajnerin pa motivet dhe arsyet e duhura. Pankinat e "minuara" Janë disa në Superligë, duke filluar nga ajo e Ilir Dajës, trajnerit që i dha titullin e dytë kampion Elbasanit, dhe deri te ajo e Sulejman Starovës te Partizani i eliminuar qysh në raundin e parë të Kupës Intertoto. Starova mund të jetë trajneri i ardhshëm i Teutës dhe vendi e tij në ish-ekipin e Ministrisë së Mbrojtjes do ta zërë një "ushtar" i bindur i presidentit Albert Xhani, si Neptun Bajko. Ende në "ajër" Luftëtari dhe Kastrioti janë dy ekipet që shoqëruan kampionen e Kategorisë së Parë, Flamurtarin dhe nënkampionen Apolonia. Dy pankinat e tyre drejtohen nga Ramadan Ndreu (Kastrioti) dhe Mustafa Hysi (Luftëtari). Për momentin të dy janë të konfirmuar për sezonin e ardhshëm, por askush nuk mund të parashikojë edhe qendrimin e tyre.