E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfera e Vitit te Ri ne Times Square

Asnjë detaj nuk është kursyer nga autoritetet në Nju York për të rregulluar shfaqjen e madhe të rrëzimit të sferës së Vitit të Ri në “Times Square”.
Punëtorët kanë vendosur panele kristali mbi sferën gjigande, e cila është pjesë kryesore e festimeve për natën e ndërrimit të viteve në Nju Jork. Organizatorët thanë se dizenjoja e këtij viti, tregon miqtë që shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin rreth e qark globit, duke ilustruar edhe temën "Le të kemi miqësi".
“Është me të vërtetë një dizajn i mrekullueshëm", tha Xhefri Straus, organizator i festimeve në “Times Square”.
Në total, 2,688 kristale trekëndorë janë vendosur në kornizën e aluminit, ndërsa sfera përbëhet prej 288 kristalesh të punuara e të ndërthurura me kujdes. Më shumë se 1 milion persona pritet të mblidhen në Times Square këtë vit, për të qenë të pranishëm në rrëzimin e përvitshëm të sferës së kristaltë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›