E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali ia mësyn De Geas

David de Gea si pasardhës i Iker Casillasit? Shtypi spanjoll ka filluar të spekulojë rreth një transferimi të mundshëm të portierit spanjoll, i cili aktualisht luan në Manchester United.

Ish portieri i Atletico Madridit kishte zbarkuar në Old Trafford si zëvendësim i holandezit Edwin van der Sar, por në mendjen e tij qëndron Spanja.

Madrilenët janë në kërkim të pasardhësit të kapitenit Casillas, i cili aktualisht është 31 vjeç.

De Gea është 21 vjeç dhe shihet si e ardhme e portës së ‘Merengues’. Ai ka kontratë afatgjate me ekipin e Sir Alex Fergusonit, por mund ta lë Anglinë verën e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›