Reali, lamtumirë titullit dhe Ronaldos

Prania e legjendës së futbollit, brazilianit Ronaldo në Madrid ishte fatkeqe për ekipin e Mourinhos. Me humbjen e pësuar, Real Madridi mbetet larg titullit ndërsa në stadium para se të niste ndeshja iu dha lamtumira njërit prej lojtarëve më të mirë në botë i cili ka bërë shumë për Realin. Ai u pensionua nga futbollit pas dëmtimeve të njëpasnjëshme.
Spikeri zyrtar thirri emrin e tij, kur Ronaldo u shfaq në fushë dhe mijëra tifozë e përshëndetën ngrohtësisht. Ai në fanellën e Realit ka luajtuar plot 177 ndeshje duke shënuar 104 gola, i cilësuar njëri prej lojtarëve që ka bërë historinë me Realin.