E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini nuk pendohet për Balotellin

Nga Express më 03 prill 2011 në ora 12:50

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka insistuar se nuk pendohet për transferimin e Mario Balotellit dhe e ka përkrahur atë të qëndrojë larg telasheve të tjera.

Sulmuesi italian ka qenë në qendër të vëmendjes prej transferimit nga Inter gjatë verës së vitit të kaluar për 24 milionë funte.

Ai ka qenë i përfshirë në një kacafytje me bashkëlojtarin Jerome Boateng, është përjashtuar dy herë, ndërsa së fundmi në shaka kishte hedhur një shigjetë të pikados ndaj një futbollisti junior. Mancini thekson se Balotelli duhet t’i shmanget qëndrimit në qendër të vëmendjes për gjëra negative.

“Sjellja e tij për të ardhmen do të jetë e mirë. Nuk pendohem për transferimin e tij. Ai është 20 vjeç, andaj është normale që sjelljet e tij nuk janë të mira. E kuptoj këtë situatë shumë mirë. Të luajë këtu është përvojë fantastike për të. Ai ka filluar në 15 ndeshje dhe shënoi 10 gola. Por, duhet të përmirësojë sjelljen e tij”, tha Mancini për Sky Sports News.

“Tani, çka do që bën Mario, është lajm i madh. Nëse shkon në një restorant dhe bisedon me një femër, do të paraqiten pesë të tjera që thonë se kanë biseduar me të. Unë kam biseduar me të. Ajo çka i kam thënë, mbetet private, por shpreson se mund të ndryshojë sjelljen e tij”, përfundoi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›