E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serena Uilliams kualfikohet ne cerekfinalet e turneut US Open

Sërish Serena Uillimas.
Tenistja amerikane konfirmon edhe një hetrë veten si favorite për të fituar Çmimin e Madh të US Open, duke u kualfikuar në cerekfinalet e këtij kompeticioni.
Në rrugën e saj numri një I botës në tenisin për femra elliminoi Jaroslava Shvedova.
Gjithçka e lehtë për Uilliams, që mbylli në dy sete (6-3 6-1) ndeshjen kundër tenistes nga Kazakistani.
Pas këtij suksesi, amerikania zyrtarizon vendin e saj në krye të listës së favoriteve për të fituar titullin kampion në turneun e fundit Grand Slam të vitit.
Një surprizë sjell turneu I meshkujve në US Open.
Ish-numri një I botës, Lejton Hjuit kthehet te fitorja, duke mundur 3-2 me sete argjentinasin Huan Martion del Potro. Ky I fundit ishte pretendent për këtë sfidë, por u dorëzua në fund të një ndeshjje maratonë, që zagjti më shumë se katër orë, I penalizuar edhe nga një dëmim në dorë.
Ndërkohë, nuk ka asnjë të papritur në sfidat e tjera të turneut për mesgkuj.
Pas Nadal e Federer, në raundin tjetër janë kualfikuar edhe favoritët e tjerë në garën për titullin kampion, Novak Gjokoviç dhe Endi Mërrej.
Serbi mundi Benxhamin Beker, ndërsa skocezi eliminoi me vështirësi Florian Mayer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›