Starova: Drejtuesit e Tiranës të paaftë për të menaxhuar ekipin
Tiranë - Trajneri i ekipit të Teutës, Sulejman Starova, shprehet mjaft entuziast për fitoren e arritur në fundjavë 2-1 ndaj ish-skuadrës së tij, Tiranës, në kryeqytet.
“Bobi” në një intervistë për Sport Ekspres shprehet se drejtuesit e skuadrës së Tiranës janë krejtësisht të paaftë për të menaxhuar klubin e tyre. Kujtojmë që Starova ishte në drejtimin e skuadrës më të lavdishme në historinë e futbollit shqiptar, dhe u shkarkua në atë kohë nga drejtuesit e bardheblu.
Në intervistën e tij dhënë për të përditshmen shqiptare ai flet gjërë e gjatë për situatën në të cilën ndodhet skuadra e Tiranës. Për drejtuesit, Halili dhe Ngjela, ai shprehet: “Ata nuk janë të aftë të menaxhojnë si duhet një buxhet jashtëzakonisht të madh që kanë në dispozicion. Vështirë që me këta drejtues të ndryshojë”.
Teuta me rezulattin e arritur në Tiranë surprizoi të gjithë opinionin sportiv, duke e zbritur nga vendi i dytë skuadrën kryeqytetase.