Reali ndalet nga Rayo, Barça mund të përfitojë

Në ndeshjen e javës së 12-të të La Ligës, Real Madridi u ndal në një barazim pa gola në shtëpinë e Rayo Vallecanos. Merengues patën disa raste për të thyer barazimin, me Arda Gulerin dhe Valverden që vërtetuan vlerën e tyre, por u penguan nga mbrojtja e kundërshtarit dhe portieri Batalla.
Për të katërtin vit radhazi, Los Blancos u ndalën nga një Rayo e fortë. Xabi Alonso barazoi ndeshjen e tij të parë të sezonit, duke e çuar bilancin e tij në 31 pikë pas 12 ndeshjeve. Ndërkohë, Rayo tani ka 15 pikë.
Nga kjo situatë mund të përfitojë Barcelona për të ngushtuar diferencën me vendin e parë. Katalanasit do të luajnë në orën 21:00 në transfertë përballë Celta Vigos.