Reali, në "krizë nervash", akuza e sulme në Spanjë
TIRANE-Fundi inkandeshent i ndeshjes mes Vilarealit dhe Realit të Madridit ka qenë tema kryesore në Spanjë ditën e djeshme. Madrilenët u barazuan 1-1 nga një gol me goditje dënimi i Markos Senës, ndërsa e mbyllën ndeshjen me 9 vetë si rrjedhojë e kartonave të kuq të marrë nga Serxhio Ramos dhe Mesut Ozil. Jashtë përfunduan edhe përgatitësi atletik Rui Faria me trajnerin Zhoze Murinjo, që nuk i kanë kursyer fjalët e rëndaj ndaj gjyqtarit Paradas Ro-mero. Më tej akoma, akuza e Ronaldos se "këta dinë vetëm të vjedhin", ka bërë xhiron e botës. Gjithçka për faj të një goli, përgje-gjësinë për të cilin e mban padyshim Iker Kasijas, duke qenë se topi i goditur nga Markos Sena nuk dukej fare i pakapshëm. Pra, një finale e "çmendur", e cila bëri që distanca mes Realit e Barcelonës në kampionat, të reduktohet nga 10 në 6 pikë, në harkun e 3 ditëve. Dy barazimet e fundit në shifrat 1-1, ndaj Malagës dhe Vilarealit, kanë
"VJEDHJE"
Në fundin e ndeshjes, Kristiano Ronaldo doli nga fusha duke përsëritur para telekamerave: "Këta dinë vetëm të vjedhin". Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Pepe, ka shkuar më larg, duke i thënë arbitrit: "Çfarë vjedhjeje! Bir ku....". Fraza që arbitri Paradas Romero i ka shkruar në raportin e tij dhe që mund t'u kushtojë dy protagonistëve një pezullim të rëndë, ashtu si Ozil, Serxhio Ramos apo Las Diarra. Bashkë me ta, pritet të pezullohete dhe Zhoze Murinjo. Portugezi dhe ndihmësi i tij Aitor Karanka nuk u paraqitën fare në konferencën e zakonshme për shtyp, ndërsa madrilenët për çudi, nuk janë përkrahur as nga shtypi, madhe as nga gazetat besnike si "Marca" apo "AS".
Kritikat
E përditshmja "AS" e ka kapur me Iker Kasijas, me zgjedhjet taktike të Murinjos dhe me nervozizmin e tepruar, duke titulluar me të madhe: "Nuk ishte faji i Paradas Romero". "Gabimi i Kasijas bën që Reali të humbasë mendjen", është titulli i komentit të bërë nga drejtori i kësaj gazete, i cili shkruan për një "reagim katastrofik" të Realit, pas golit të pësuar. Ndërsa gazeta "Marca" hapet me titullin "Skandal!", referuar gjykimit të Romeros, por në analizën e saj, adresa e kritikave ndryshon. "Kryesuesve u ikën truri", shkruan ajo. "Reali nuk arrin të reagojë me ftohtësi pas golit të Senës dhe bën një vetndëshkim, i udhëhequr nga Murinjo". Nota e Murinjos është nga "1" te "3" në gazetat spanjolle. 'Një formacion i çuditshëm, me ndryshime të shumta. Me apo pa të drejtë, pankina e Realit bëri që futbollistët të dilnin nga binarët dhe ta paguajnë shumë shtrenjtë. Ajo shkruan se në pjesën e parë, gjyqtari nuk dha dy penallti për Vilarealin, pas ndërhyrjeve të Arbeloas. Dy gazetat politike, "El Pais" dhe "El Mundo", kanë tituj të ngjashëm: "Murinjo e bën Madridin historik" dhe "Kryesuesi nervozohet". Në të dyja gazetat, nuk lihet pa përmendur sulmi që Pepe i ka bërë gjyqtarit në fund.
Arbitrimi
Megjithë kritikat e forta të shtypit në adresë të skuadrës madrilene dhe trajnerit Murinjo, arbitrimi i Paradas Romero ishte vërtet i çuditshëm. Ai ka fishkëllyer pafund në harkun e 90 minutave, duke çoroditur në njëfarë mënyre futbollistët e të dyja skuadrave. Protestat madrilene nisën pas një faulli të dhënë nga Romero në hyrje të zonës, për një ndërhyrje ndaj Oriol. Duke parë rrjedhën e përgjithshme të takimit, arbitri nuk mund ta linte pa dhënë, pasi më përpara kishte akorduar edhe faulla shumë më të lehtë. Një tjetër aspekt, ishte ndëshkimi i Mesut Ozil. Gjermani i ka lëshuar një sharje dhe sipas rregullores kjo është e ndëshkueshme me të kuqe, por është fakt se në harkun e 90 minutave, sharjet janë të shpeshta.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)