E Shtunë, 31 Tetor 2026

SKANDALI FIFA kerkon me shume fakte

Federata Nderkombetare e Futbollit Boteror FIFA tha permes nje deklarate se i kishte kerkuar nje gazete britanike te ofronte me shume fakte per te provuar skandalin e Kupes se Botes pasi me pare ajo kishte publikuar me pare se nje ish-zyrtar ishte perzier ne ceshtjen e ofertave per te organizuar Boterorin.

FIFA kerkoi menjehere te merrte te gjitha dokumentet dhe te gjitha faktet qe gazeta disponon ne lidhje me ceshtjen dhe ne do te analizojme cdo material qe do te kemi ne dispozicion - thuhej ne deklarate. Gazeta angleze Sunday Times publikoi nje raport dhe nje video ku gazetaret e saj pozonin si lobiste ne lidhje me ofertat Spanje-Portugali dhe Katarit per te organizuar Kupen e Botes ne vitin 2012 dhe 2022. FIFA deshmoi tolerance zero pas pretendimeve per shitje te votes duke pezulluar perkohesisht dy anetare te Komitetit Ekzekutiv Amos Adamu nga Nigeria dhe Rejnald Temari i cili perfaqeson Oqeanine per te krijuar mundesine per hetime me te thella. Ne vitet 1990 dhe 2000 pati shume dyshime mbi bizneset ne Kupen e Botes.

Jam ekstremisht i stresuar - tha presidenti i FIFA-s Sep Blater ne Gjermani duke e quajtur ate nje dite te hidhur per futbollin.

Komiteti Etik i FIFA-s do te mblidhet ne muajin nentor. Shefi i Komitetit Etik Klaudio Sulser tha per gazetaret te enjten e kaluar se Sunday Times ka tashme 90 minuta te regjistruara te cilat sollen dhe pezullimin e perkohshem te Temarit dhe Adamuse. Temari nje zevendespresident i FIFA-s tha se ai ndihej plotesisht ne rregull duke deklaruar se do te ndermarre aksione ligjore kunder gazetes. Edhe Zen-Rufinen nje ish-sekretar i pergjithshem i FIFA-s tha se te qenit te filmuar ne menyre sekrete nga gazetaret duke e paraqitur ate si nje lobist qe punonte per oferten e Shteteve te Bashkuara do ta detyronte ate te ndermerrte hapa ligjore kunder The Sunday Times.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 26 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›