Besa kapitullon me 5 "plumba" që në betejën e parë
Ndeshja e luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ka nisur me ritme të shpejta por ekipi kavajas nuk ka mundur të ruaj ritmin e lojën së shpejtë të ekipit grek dhe për pasoj është ndëshkuar që në minutat e para.
Pikërisht në minutën e 19-të Olimpiakos gjen golin e parë pas një aksioni model, ku Oskar Gonzales merr një top nga shkokët e tij dhe i vetëm përball portierit të Besës, Shehi, nuk e ka të vështirë të shënoj. Ekipi i verdhezi i Besës në këtë takim kishte një përbërje të re dhe kishe shumë mungesa nga grupi që mbylli sezonin e shkuar.
Mungesa e eksperiencës në kompeticionet të tilla, dukej qartësisht në mënyrën e zhvillimit të lojës në ekipin kavajas. Besa do të pësonte edhe 4 gola të tjerë që dukeshin të pashmangshëm pasi grekët ishin edhe më shumë superior.
Për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës nuk munguan tifozët e të dy skuadrave. Në stadium u organizua një atmosferë inkandeshente me fishekzjarre dhe vuvuzela por nuk kanë munguar edhe tensionet midis tifozerive që janë neutralizuar në kohë nga forcat e rendit.
Nga greqia për të ndjekur ekipin e tyre kishin udhëtuar rreth 200 tifozë. Në fakt, ishte thënë që do të ishin më shumë por për arsye sigurie ,ardhja e tyre është pezulluar. Kjo ndeshje ka pasur edhe një interes të vecantë nga media greke ku kanë qënë të pranishëm rreth 12 gazetarë grekë.
Takimi është transmetuar direkt nga televizioni “Nova Sport” dhe nga katër radio, dy kombëtare dhe dy lokale. Ndeshja e kthimit do të luhët në Athinë pas shtatë ditësh pikërisht në datën 22 korrik.