Beckham, kapiten në Olimpiadë

David Beckham ka bërë të ditur dëshirën e tij të jetë kapiten i ekipit të Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike Londra 2012.
Beckham, më herët gjatë kësaj jave nënshkroi kontratë të re me Los Angeles Galaxy dhe pjesë e marrëveshjes është që klubi nga MLS ta lirojë atë për tu paraqitur në Olimpiadë.
“Do të doja të jem kapiten. Kam udhëhequr vendin tim më parë dhe e di se sa e veçantë do të ishte ta udhëheq sërish edhe në Olimpiadë”, deklaroi 36 vjeçari për BBC Sport.