E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i Manchesterit për Gaitanin

Manchester United dhe City janë në garë për transferimin e mesfushorit të Benficas, Nicolas Gaitan ka njoftuar e përditshmja britanike Daily Mail.

Të dyja klubet e Manchesterit kanë dërguar skautë për të përcjell 23 vjeçarin argjentinas në fitoren e Benficas 2-0 ndaj Santa Claras të mërkurën.

Gaitan, në kontratën e tij me Benfican ka dëmshpërblim prej 37.5 milionë funtesh por United dhe City besojnë se mund ta blejnë për më lirë. Përveç tij, United dhe City thuhet se janë në garë të drejtpërdrejtë edhe për mbrojtësin e St Etienne, Kurt Zouma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›