E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuyt dëshiron trofeun e Europa League

Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, beson se ekipi i tij mund të triumfojë në Europa League këtë sezon.

Të Kuqtë përfunduan fazën grupore duke kryesuar Grupin K me dy fitore dhe katër barazime nga gjashtë ndeshje dhe Kuyt beson se ekipi i tij mund ta fitojë garën e dytë më të rëndësishme evropiane.

"Ne kemi disa qëllime dhe dukshëm ne duam të fitojmë trofe. Mendoj se kemi shans të mirë ta fitojmë këtë trofe. Është mirë të jesh në majë, dhe ne do të presim dhe të shohim se kush është kundërshtari ynë i radhës", ka thënë Kuyt pas barazimit pa gola ndaj Utrecht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›