Legalizohen paralelet shqipe ne Struge
Ministri i Arsimit Nikolla Todorov ka pranuar qe paralelet te gjuhen shqipe ne fshatin Podgorce te Struges te legalizohen konform procedurave ligjore sa me shpejte te jete e mundur.
Keto komente ai i ka bere pas nje takimi me prinderit e nxenesve qe vijojne mesimin ne gjuhen shqipe ne fshatin Podgorce njoftoi korrespodenti i agjencise se lajmeve INA.
Perfaqesuesi i Keshillit te prinderve Fadil Rexhoski u shpreh tejet i lumtur me vendimin e ministrit te arsimit.
Takimi ishte mjaft i efektshem sepse morem nje pergjigje te pelqyeshme nga ministri Nikolla Todorov i cili tha se nga muaji shtator do te ndryshohet Statuti i shkolles e cila do te behet dygjuhesore. Po ashtu ai pranoi te legalizohen paralelet ekzistuese me mundesi qe ne te ardhmen te formohen edhe paralele tjera ne gjuhen shqipe nese ka interes nga pjesetaret shqiptar. Kjo na gezon te them te drejten eshte befasi e kendshme deklaroi Rexhoski.
Megjithate ai ishte i habitur me pyetjet e Todorovit lidhur me perkatesine e tyre etnike.
Ministri Nikolla Todorov gjate pershendetjes na befasoi me nje nderhyrje te palogjikshme duke na pyetur se a jemi maqedonas mysliman apo shqiptar perkunder faktit qe kerkesa jone ishte si kerkese e komunitetit shqiptar per mesim ne gjuhen shqipe sipas Kushtetutes e ai na pyeti sikur te ishim ne ndonje provim se cfare jemi ne a jemi maqedonas mysliman apo shqiptar Ne kerkuam vetem plotesimin e realizimin e te drejtave kushtetuese. Megjithate ai e mori pergjigjen e duhur duke i thene se ne jemi shqiptar.
Ministri u ka sqaruar se do te zhvillohet nje procedure e re duke bere kerkese nga komuna deri ne Ministrine e arsimit qe me fillimin e vitit te ri shkollor te zgjidhet ky problem dhe tu leshohen nxenesve edhe deftesat.
Megjithate prinderit e nxenesve qe vijojne mesimin ne gjuhen shqipe ne shkollen e fshatit Podgorice premtimet e ministrit Todorov per zgjidhjen e ketij problemi e konsiderojne vetem blerje kohe ne prag te zgjedhjeve te paralajmeruara te parakohshme duke theksuar se e kane humbur besimin ne institucionet qe vazhdimisht shkelin te drejtat elementare dhe Kushtetuese te qytetareve te vet.