Siena do të jetë pritësja e radhës për Interin
Sienna - Kampionët e Italisë do të luajnë sonte në transfertë me modestët e Sienës. Zikaltërit duken të pandalshëm në këto javët e fundit, dhe një fat të keq pritet të ketë edhe skuadra e Sienës. Bardhezinjtë e Sienës kanë arritur të grumbullojnë në këto javë 19 pikë, duke u renditur në vendin e 15-të në Serinë A.
Murinjo në anën duket i gatshëm për të treguar edhe një herë supremacinë e skuadrës së tij në futbollin apenin. Lajm jo i mirë për teknikun kuqezi mund të quht shorti i hedhur ditën e djeshme për Ligën e Kampioneve. Interi do të përballet me kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Mançester Junaited.
Megjithëse Murinjo duket optimist për këtë përballje, duhet theksuar se për Interin është një provë e vërtetë për të treguar sesa vlen në futbollin europian.
Deri në muajin shkurt portugezi ka mundësinë për të menaxhuar situatën në kampionatin italian pa u impenjuar në Ligën e Kampioneve. Interi ndodhet i shkëputur nga Juventusi i vendit të dytë me 6 pikë. Kjo ndeshje me Sienën është një mundësi tjetër për të ruajtur distancën me ndjekësit.
Takimi do të luhet sonte në orën 20:30. Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të trajnerëve Xhampaolo dhe Murinjo.
Siena-Inter (sonte ora 20:30)
SIENA (4-3-1-2): Curci; Zuniga, Moti, Portanova, Del Grosso; Galloppa, Vergassola, Coppola; Kharja; Ghezzal, Maccarone.
Në pankinë: Manitta, A.Rossi, Codrea, Jarolim, Sansone, Frick, Calaiò.
Trajner: Giampaolo
Të padisponueshëm: Ficagna, Eleftheropoulos, Rossettini
INTER (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Cordoba, Samuel, Maxëell; Zanetti, Cambiasso, Muntari; Jimenez; Mancini, Ibrahimovic.
Në pankinë: Orlandoni, Materazzi, Chivu, Figo, Balotelli, Crespo
Trajner: Mourinho
Të padisponueshëm: Rivas, Vieira, Cruz, Obinna, Adriano, Stankovic