E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali prezanton sot “galaktikun” Kaka



Rikardo Kaka do të prezantohet sot zyrtarisht si lojtari i Realit të Madridit. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi spanjoll përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare: “Tifozët mezi po e presin këtë moment. Kaka do të prezantohet në orën 20:30 të datës 30 qershor në ‘Santiago Bernabeu’. Do të mbërrijë direkt nga Afrika e Jugut, ku luajti në Kupën e Konfederatave”. Reali i Madridit e bleu Kakanë nga Milani në shumën e 67.2 milionë eurove. Blerja më e madhe “Los Merengues”, Kristiano Ronaldo, kushtoi 94 milionë euro. “Ishte një mbrëmje e shkëlqyer për Brazilin, një përmbysje e pabesueshme”. Kjo është deklarata e Rikardo Kakasë pas suksesit në Kupën e Konfederatave. “Kisha parë më parë një përmbysje, por në krah të kundërt, kësaj radhe ishte e bukur”, - tha braziliani për “Raisport”, duke iu referuar e finales së Ligës së Kampioneve të humbur në Stamboll me penallti kundër Liverpulit, pasi më parë Milani i tij ishte një avantazh 3-0. Kaka fitoi edhe trofeun si lojtari më i mirë i Kupës së Konfederatave. Brazili fitoi Kupën e Konfederatave në “Afrikën e Jugut”, duke përsëritur suksesin e “Gjermani 2005”, por “Seleçao” e Dungës vuajti tmerrësisht shumë në fitoren e ngushtë 3-2 ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi arriti të përmbysë dizavantazhin 0-2 vetëm në 45 minutat e dyta, madje në limitin e ndeshjes. Amerikanët që arritën të eliminonin në mënyrë bindëse Spanjën në gjysmëfinale, e mbylli pjesën e parë në avantazhin 2-0, me dy gola të shënuar në harkun e 25 minutave të para: Klint Dempsej në të 10’ dhe Landon Donovan në të 25’. Luis Fabiano shkurtoi diferencën pa kaluar ende një minutë nga pjesa e dytë, ndërkohë që pas një goli të mohuar të Rikardo Kakasë, brazilianët barazuan rezultatin sërish me anë të Luis Fabianos (2-2). Golin e fitores 3-2 e realizoi Lusio në minutën e 84-t pas një goditje me kokë. Brazili, përveçse janë rekordmenët e botës me 5 kampionate botërore të fituara, vendosi edhe një tjetër rekord botëror në Kupën e Konfederatave, pasi me trofeun e fituar në Afrikën e Jugut, shkon në tre kupa të fituara, duke marrë në konsideratë edhe ato të fituara në Gjermani (2005) dhe në Arabinë Saudite (1997).

Milan blen 17-vjeçarin Bereta

Milani bleu 17-vjeçarin Xhiakomo Bereta të Albinolefes, duke mposhtur konkurrencën me Xhenoan dhe Fiorentinën. Bereta u dallua si një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit “Primavera” (të rinjtë), duke shënuar nëntë gola. Klubi kuqezi siguroi kështu, një nga të rinjtë më premtues të Kombëtares U-19. Bereta do të militojë me Primaverën e Milanit, por dhe do të nisë edhe stërvitjen me skuadrën e parë.

Xheko i thotë “jo” Milanit

“Ndihem shumë mirë të Volfsbukrug dhe jam i kënaqësi që mund të luaj në Ligën e Kampioneve. Në vitet e ardhshme do të luaj me 100 për qind për Volfsburgun”. Fjalët janë të Edin Xhekos, sulmuesi tepër të kërkuar nga Milani. Boshnjaku 23-vjeçar i thotë përfundimisht “jo” Milanit dhe lidhet me klubin gjerman me një kontratë deri, më 30 qershor 2011. “Edin Xheko qind për qind i Volfsburgut”, kështu shkruhej në faqen e internetit të klubit kampion të Gjermanisë, skuadra që kërkon Lorik Canën.

30 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›