Moyes perfekt në Europë

Manchester United i David Moyes e ka nisur si është më së miri aventurën në Champions League,pasi ka mposhtur rivalët e fortë gjerman të Bayer Leverkusen me rezultatin e përgjithshëm 4 me 1.
Serinë e golave për Djajtë e Kuq e hapi sulmuesi anglez ëayne Rooney që në min. 22, rezultat ky me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë. Rezultatin në 1 me 1 e barazoi gjermani Rofles në min. e 54, ku u mendua se gjermanët u rikthyen në lojë, por kështu nuk mendoi edhe Van Persie, ku vetëm pas pesë minutasgh e riktheu epërsinë e United duke shënouar një gol të bukur.
Vulën përfundimtare kësaj ndeshje ia dhanë Rooney me golin e tij të dytë në min e 70 dhe Valencia në të 79, edhe pse gjermanët shënuan edhe golin e dytë në min e 88 përmes Toprak, por ishte vonë për diç më tepër.
Ndërsa në kuadër të grupit A, Shakhter Donetsk, mposhtën si mysafirë Real Sociedadin 0 me 2, me dy golat e Alex Teixeira në min. e 65 dhe 87.