Reali pushton Stambollin, Ronaldo show

Real Madridi ka demoluar turqët e Gallatasarayt duke i mposhtur me rezultatin e thellë 1 me 6. Edhe pse në pjesën e parë ishin turqit që e dominuan lojën por megjithatë ishin madrilenët që dolën në epërsi përmes talentin spanjoll Isco, duke shfrytëzuar një gabim fare të vogël mposhti Musleran, në min e 33 me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.
Ndërsa Reali fytyrën e vërtetë e tregoi në pjesën e dytë, pasi arriti të shënojë edhe pesë herë të tjera, duke deklasuar turqit dhe duke iu treguar se loja luhet në fushë dhe fjalët i merr era, pasi që kishin kërcënuar se do mposhtnin madrilenët në Turk Telekom Arena. Rezultatin e dyfishoi francezi Karim Benzema në min. e 54, për të vazhduar me dy gola ekspres Cristiano Ronaldo në min. e 63 dhe 66. Golin e pestë për Realin dhe të dytin në këtë takim e shënoi Benzema në të 81-ën. Turqit krejt çfarë arritën të bënin ishte të shënonin golin e nderit përmes Bulut në min. e 84. Golin e gjashtë për Los Blancos e shënoi përsëri portugezi Ronaldo duke kompletuar edhe hat-trickun e parë sivjet, dhe duke e përmbyllur shown e tij në këtë mbrëmje.
Me këtë fitore Reali na tregon se i ka hyrë seriozisht garës për të fituar "La Deciman", që aq shumë e kërkon këto vitet e fundit.