Guardiola rikthehet me fitore në Champions League

Kampionët aktual të Champions League, Bayern Munich e kanë nisur si kampion edhe këtë edicion të Champions League, pasi mposhtën rusët e CSKA Mosca 3 me 0.
Duke ia shtuar kësaj edhe rikthimin e trajnerit ekspert të kësaj kupe, spanjollit Pep Guardiola mund të thuhet lirisht se edhe sivjet Bayerni do të jetë një ndër pretendentët kryesorë për të fituar edhe këtë vit Champions League. Bayerni doli herët në epërsi që në min. e 4 përmes një supergoli të Alaba nga goditja e dënimit, ndërsa epërsinë e dyfishoi Mario Mandzukic në të 41-ën, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Golin e tretë dhe të fundit për Bayernin e shënoi holandezi Arien Robben në min e 68.
Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi tjetër Victoria Plzen-Manchester City. Golat për Cityn e Manuel Pellegrinit që të tre u shënuan në pjesën e dytë përmes Dzeko në 48-ën, Toure me një supergol në të 53-ën dhe Aguero në të 58-ën. Me këto fitore Bayerni dhe City mbajnë kryesimin pasi që të dyja kanë nga tre pikë dhe nga tre gola.
/>