E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet, Kryepeshkopi Janullatos uron besimtarët shqiptarë

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Janullatos, ka dhënë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët ortodokse për festën e Krishtlindjeve.
""Kjo e kremte e sotme e shkëlqyer, na fal siguri, shpresë që nuk zhgënjen.
Nga drita natyrale, që në jetën e përkohshme kombinohet me errësirën e natës, do të shkojmë përfundimisht drejt dritës që nuk perëndon, që është vetë Perëndia" tha në mesazhin e urimit Kryepeshkopi.
"Drita e botës, Jesu Krishti, shfaqet e njohur dhe familjare, sikundër edhe drita natyrale. Por, në të njëjtën kohë, mbetet e paafrueshme dhe e pakonceptueshme për sa i takon esencës së saj, theksohet në mesazh. çdo gjë fisnike dhe e vërtetë në mendim, në sjellje, në jetën fetare të njerëzve është reflektim nga drita e Birit dhe Fjalës së Perëndisë.
Dritë paqeje, me veten tonë, me mjedisin që na rrethon dhe mbarë botën; dritë të vërtetë, për kuptimin e shkakut më të thellë të korrupsionit dhe të krizës shumëformëshe; dritë drejtësie, në përpjekjet shoqërore në nivel lokal e global; dritë fryme krijuese, që inkurajon mendimin origjinal, shkencat, artet, qytetërimin; dritë shprese, që fuqizon reciprocitetin e të gjithë popujve për shpëtimin e planetit; dritë dashurie, me vepra, pa interes dhe me sinqeritet ndaj çdo njeriu; dritë besimi që nuk perëndon, e cila çon në kapërcimin final të mëkatit, të prishjes dhe të vdekjes, me fuqinë e Kryqit dhe Ngjalljes së Krishtit", thuhet më tej në mesazh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›