Rikthehet moti i keq në Francë, autoritet japin alarmin
Pas pak ditësh pushim, në Francë është kthyer moti i keq me pasojë për lëvizjet e qytetarëve me rastin e festës së Krishtlindjeve. Reshjet e dëborës kanë filluar sot dhe pritet të vazhdojnë edhe nesër, gjë që ka detyruar autoritetet të ngrenë alarmin.
Autoritet gjithashtu, u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin trafikun në rrugët dytësore. Ndërkohë, në Alpe parashikohen erëra të forta të shoqëruara nga rreziku për orteqe, ndërsa në jug të ishullit të Korsikës shira të dendura.