E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj i gatshëm për ndërmjetësimin në Ugandë

Prishtinë- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar njoftimet rreth mundësisë së angazhimit të tij si ndërmjetësues në dialogun midis Qeverisë së Ugandës dhe Forcave Demokratike Aleate në Ugandës (ADF). Në një komunikatë për shtyp, thuhet se "zoti Haradinaj preferon që për këtë çështje Qeveria e Ugandës dhe Forcat Demokratike Aleate në Ugandës (ADF) të deklarohen, kurse ai vetë është i gatshëm që në këtë proces të ndihmojë për arritjen e paqes".

Ai ka ka paralajmëruar se në një moment më të volitshëm do të japë sqarime më të hollësishme për këtë proces. Javën e kaluar është njoftuar se emri i Haradinajt është propozuar nga rebelët myslimanë në Ugandë, për të ndërmjetësuar në bisedimet paqësore me qeverinë në Kampala.

Zëdhënësi i Forcave Demokratike Aleate, Assad Mukasa pati thënë se "kanë zgjedhur Haradinajn për shkak të përvojës së tij". Emri i Haradinajt nuk është kundërshtuar as nga qeveria e Ugandës. qik

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›