Elbasan rrezikojne permbytjen 300 familje

I shtrire ne lindje te tij Zaranika vazhdon te mbetet rrezik per qytetaret dhe nje nga problemet imediate te Drejtorise Rajonale te Bordit te Kullimit pasi baza me e madhe e argjinatures se tij eshte e shkaterruar.
Drejtori i Bordit te Kullimit Kushtrim Aliaj deklaroi se Vitet e fundit eshte riparuar rreth 30 per qind e perroit cka le te kuptohet se pjesa me e madhe e shtratit te tij te jete e parehabilituar. Aktualisht diga mbrojtese e perroit eshte jashte funksionit edhe per shkak te firmave te ndryshme apo qytetareve anonime te cilet hedhin mbeturina inerte mbi pragun e shkarkuesit. Sipas tij nje dukuri e tille sic ka ndodhur rendom per cdo vit rrezikon permbytjen e 300 familjeve ne rast shirash.
Ne kete kuader Aliaj i ka kerkuar Prefektit te Qarkut te Elbasanit Shefqet Deliallisi qe te marre masa per te nderhyre ne riparimin e perroit. Nga ana tjeter Deliallisi tha se i ka kerkuar Ministrise se Bujqesise qe te akordoje nje fond per rehabilitimin e Perroit te Zaranakies para se te nisin shirat ne stinen e dimrit por ende nuk ka marre pergjigje konkrete.
Sipas specialisteve per rehabilitimin e perroit te Zaranikes duhet te pakten nje investim prej 5 milion Eurosh ku perfshihet restaurimi i diges argjinatures si edhe krijimi i nje shtrati te ri prej rreth 1.5 kilometra. Perroi i Zaranikes eshte nje nga deget kryesore te lumit Shkumbin me nje gjatesi prej pese kilometrash dhe si pasoje e prurjeve sa here qe bien reshje te shumta ne Elbasan dhe ne zonat rurale ai ka rrezikuar permbytjen e lagjeve Veriore dhe Veriperendimore te qytetit.