Belsh, hakmerret për vrasjen e djalit, vret me armë kunatën

Ngjarje e rëndë në fshatin Shalëz të Belshit, një grua vret kunatën e saj në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e djalit të saj në vitin 1997.
Krimi ka ndodhur pak minuta më parë (rreth ores 18:00) në fshatin Shalëz të Belshit, kur shtetasja Antoneta Xibraku ka vrarë me armë zjari kunatën e saj shtetasen Esma Xibraku.
Dinamika e krimit të sotëm është ende e paqartë ndërsa policia ka njoftuar se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.
Menjëherë pas sinjalizimit policia tha se një grup hetimi shkoi në vendin e ngjarjes dhe arrestoi autoren e dyshuar, shtetasen Antoneta Xibraku.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi burri i viktimës, Esma Xibraku, dyshohet se kishte vrarë në vitin 1997 në rrethana ende të paqarta djalin e Antoneta Xibrakut, të arrestuarës së sotme për ekzekutimin e kunatës në fshatin Shalëz të Belshit.