E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata administrative, tryezë me forcat politike për përmirësim të ligjit

Konfindustria do të thërras në një tryezë të përbashkët përfaqësues të të gjithë partive parlamentare, qeverise si dhe ekspertë ndërkombëtare me qëllim përmirësimin e draftit të projekt-ligjit të Gjykatës Administrative dhe nxitjen e miratimit të tij sa më të shpejtë. Per Konfindustrine, rikthimi i Partise Socialiste ne Parlament krijon të gjitha kushtet për shqyrtimin, përmirësimin dhe miratimin e shpejtë të ligjit të Gjykatës Administrative.

Ajo kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, që drafti i projekt ligjit për Gjykatën Administrative, domosdoshmërisht duhet të merret përsëri në shqyrtim nga komisionet parlamentare, për të pasqyruar vërejtjet e opozitës si dhe grupeve të interesit me qëllim rritjen e cilësisë dhe efektivitetit gjatë zbatimit.

Konfindustria thote se është i nevojshem përmirësimi në disa pjesë të rëndësishme e draftit të projekt ligjit të Gjykatës Administrative të shoqëruar dhe me ndërhyrje të domosdoshme në ligje të tjera të legjislacionit në fuqi.
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›