Rebelët Houthi në koordinim me Teheranin: Lëshuam dy raketa në Tel Aviv

Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për lëshimin e dy raketave balistike në Izrael në 24 orët e fundit në koordinim me Iranin, duke thënë se ato shënjestruan “objektiva të ndjeshëm armik izraelitë” në zonën e Tel Avivit.
Gazeta “Times of Israel” raporton se pavarësisht këtij pretendimi, burime ushtarake izraelite i kanë konfirmuar medias se IDF nuk është në dijeni të ndonjë lëshimi rakete balistike nga Jemeni në 24 orët e fundit.
“Një fitore triumfale për popujt e shtypur të Palestinës dhe Iranit… ky operacion u koordinua me operacionet e kryera nga ushtria iraniane kundër armikut kriminal izraelit”, tha një zëdhënës i rebelëve Huthi.
Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se ushtria ka vrarë një udhëheqës të lartë të rebelëve Huthi.
Grupi sundon mbi pjesë të mëdha të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sanaa, më shumë se një mijë milje larg Izraelit.
/rtsh.al/