E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, të enjten, kryeministri në interpelancë

Kryesia e Kuvendit ka përcaktuar të martën rendin e ditës për seancën e ardhshme që do të mbahet të enjten dhe të premten, në 5 dhe 6 maj. Kryesia ka miratuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, që kryeministri Hashi Thaçi të paraqitet në interpelancë lidhur me procesin e bisedimeve me Serbinë.
 

Në të njëjtën seancë, do të shqyrtohet Raporti vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), për vitin 2010, si dhe do të procedohet me pikat e përhershme të rendit të ditës, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.
 

Ndërsa në seancën e së premtes do të debatohet lidhur me gjendjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, e mbështetur edhe nga deputetë të tjerë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›