Rebelet ne Siri arrijne te marrin nen kontroll aeroportin ushtarak ne Menagh
Në Siri rebelët vazhdojnë të fitojnë terren. Pas një sulmi të vazhdueshëm që zgjaste prej një viti, ushtria siriane për lirinë ka marrë nën kontroll aeroportin ushtarak në Menag, pranë Alepos. Objektivi është privimi i presidentit Asad nga armët e tij më të fuqishme, avionët ushtarakë, më të cilët trupat e tij ushtarale kanë bërë sulme të rënda ajrore në veri të vendit. Baza ushtarake përbën dhe një nyje strategjike në kufi me Turqinë. Rebelët gjithashtu kanë marrë nën kontroll dhe katër fshatra të tjetër 350 kilometra larg Damaskut, zonë e konsideruar si një fortesë nga familja e Asad.