E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shqiptare asnje informacion per Ilir Kupen

Policia shqiptare nuk ka asnjë informacion që i arratisuri nga burgu i Trikallas, Ilir Kupa mund të ketë hyrë në territorin shqiptar megjithëse policia greke pretendon për kalimin nga Greqia në Shqipëri të super të kërkuarit të drejtësisë greke, Kupa. Policia greke kalimin e tij në Shqipëri e lidh për faktin se një javë më parë, 500 metra larg kufirit shqiptar janë gjetur gjurmët e gishtave të Kupës në një banesë të braktisur. Policia dyshon se krutani është ndihmuar nga barinjët shqiptar që punojnë në zonë për të zhvendosur drejt kufirit shqiptar. Ilir Kupa dhe 5 shqiptarë të tjerë janë në kërkim nga policia greke që në 22 mars, kur u arratisën nga burgu i Trikallas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›