Shperthim i fuqishem ne nje fabrike amoniaku ne Ukraine
Të paktën 5 të vdekur dhe 20 të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë amoniaku në Ukrainë. Sipas të dhënave të para nga hetimet e policisë, incidenti ka ndodhur si pasojë e dëmtimit të një tubi gazi gjatë punimeve për riparimin e tij. Menjëherë kanë nisur hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur shkelje të normave të sigurisë në vendin e punës.