Rebelim kunder neoliberalizmit - Projekti gjigant i digave ne Patagoni percan Kilin

Jo aq shume kunder energjise hidrike por ndaj pronareve te hidrocentraleve protestojne kilianet te cilet duan te pengojne ngritjen e projektit gjigant te digave ne Patagoni. Ne aspektin teknikoenergjitik planet mund te krahasohen me projektin ambicioz Desertec ne Afriken Veriore dhe po ashtu edhe ne Kili projekti shtyhet perpara nga konsorciumet energjitike. Pjese e kesaj historie eshte edhe shtrirja e linjes me te madhe ne bote te transmisionit te tensionit te larte dhe te drejtat mbi ujin te cilat jane rindare pak para perfundimit te diktatures se Pinocetit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dy fusha akulli e bejne Aysen rajonin me te pasur me uje te Patagonise
Lart nga helikopteri duket sikur krahina patagoniane Aysen eshte fare e paprekur nga dora e njeriut liqene dhe fusha akulli te pafund lugina te lumenjve masive malore te pabanuara dhe kanione te paarritshme qe arrijne deri ne Paqesor. Dy prej tyre luginat e lumenjve Pasqua dhe Baker duhet te kthehen ne ujevara artificiale dhe permes pese pendave gjigante te prodhojne nje cerekun e nevojave aktuale energjitike te Kilit. Shqetesimet ekologjike quhen te paarsyeshme nga inxhinieret Ne permbysim me pak se 6.000 hektare dhe prodhojme mbi 2700 megavat energji elektrike. Ky raport e ben projektin tone me efikasin te hidro-energjise ne bote.
Rrjeti me i gjate i transmisionit te tensionit te larte ne bote
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rio Baker lumi me prurjet me te medha te ujit ne Kili
Hidroasyen quhet projekti i cili do te kete kuptim vetem nese ndertohet nje rruge e tensionit te larte 2000 km e gjate e cila rrymen e prodhuar do ta transferonte nga jugu i Kilit ne metropolin e Santiagos dhe me tutje deri ne minierat e bakrit ne veri. Ky do te ishte rrjeti me i gjate i transmisionit te tensionit te larte ne bote i cili do te kaloje permes fjordeve pyjeve te virgjera kanioneve vullkanike rajoneve me termete dhe parqeve kombetare. 200 milione dollare kane shpenzuar tashme ne planifikimin e ketij projekti edhe pse per te ende nuk eshte marre leja e ndertimit. Daniel Fernadez zevendesdrejtor i Hidroasyen me mbeshtetjen e presidentit te Kilit Sebastian Pinera e prezanton projektin si praktikisht te paalternative Ne mes te viteve 1987 dhe 1996 ne Kili jane dyfishuar nevojat energjitike dhe serish deri ne vitin 2000. Une shpresoj qe ne rritemi ne vit per kater deri ne pese per qind ne menyre qe tu japim shans me shume njerezve. Kjo ka nevoje per shume energji. Me se voni pas 15 vitesh nevojat do te dyfishohen edhe njehere.
Ne fakt Kili deri tani nuk ka bere asnje perpjekje per te shkeputur zhvillimin ekonomik nga konsumi i energjise. Energjia e prodhuar ne treg nga uji gazi apo qymyri shpenzohet nga industria e minierave. Disa centrale te reja jane te diskutueshme ne mesin e tyre edhe termocentralet te cilat me lirimin e gazerave ndotin ambientin dhe rrezikojne shendetin e mijera banoreve.
Proteste kunder neoliberalizmit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Transferimi i familjeve per shkak te ngritjes se diges
Por asgje nuk ka shkaktuar kaq shume rezistence sa rrjeti i digave ne qoshin me te larget te vendit. Disa mijera kiliane kryesisht te rinj kane protestuar para pallatit presidencial. Nderkohe ata e dine se pas tyre qendrojne rreth 70 per qind e popullates. Patricion Rodriguez zedhenesi i aleances se aksionit Patagonia pa diga Eumlshte krjuar nje hapesire per protesta sociale kunder nje modeli te zhvillimit te cilen me nuk e duan shume qytetare. Ata nuk duan thjeshte me shume rritje dhe shpenzime te kota por edhe mbrojtje te ambientit vllazerise qe te jene te lumtur. Por askush nuk flet per kete... Ky eshte po ashtu nje rebelim kunder neoliberalizmit i cili sundon ketu per me shume se 30 vjet.
Autor Thomas Nachtigall / Esat Ahmeti
Redaktoi Angjelina Verbica