Reciprociteti/ Vuçiç takim me serbët e Kosovës: Kam mbështetjen e tyre për kompromis

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin e targave dhe dokumenteve serbe ende nuk kanë gjetur një kompromis. Pas dialogut pa marrëveshje në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksadër Vuçiç, presidenti serb është takuar ditën e sotme me përfaqësuesit serb në veri të Kosovës, të cilët tensionuan edhe situatën në fund të korrikut.
Pas takimit Vuçiç tha se ka mbështetjen e tyre për një zgjidhje kompromisi por që nuk do të lejojë dëbimin e tyre nga vendi.
“Sapo ta kuptoj, do t’iu njoftoj. Ne do të përpiqemi, do të bëjmë më të mirën. Nëse mundemi, mundemi, nuk mundemi, nuk mundemi. Serbia dëshiron ta ruajë paqen dhe do të gjejmë më shumë propozime kompromisi për 10 ditët e ardhshme. Shpresoj se do t’ia dalim. Nuk do të lejojmë dëbim”, tha Vuçiç.
Kosova ka shtyrë më 1 shtator zbatimin e dy vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, ndërsa palët shpresojnë të arrijnë një kompromis para kësaj date.
/rtsh.al/