E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet komunale në Tetovë, fiton Partia BESA, humb BDI e Ali Ahmetit

Lëvizja Besa ka fituar zgjedhjet komunale në Tetovë duke mposhtur kështu partinë e Ali Ahmetit. Në zgjedhje kanë marrë pjesë 27 mijë votues, ku Lëvizja Besa e Bilall Kasmit mori 30 % të votave.

“Tetovarët pa dallim të përkatësinë etnike, poetike apo fetare të dielën votuan për vazhdimin e ndryshimit në Tetovë, për zhvillimin e qytetit, ku rinia do të ketë të ardhme dhe perspektivë”, tha  Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Në vend të dytë doli Bashkimit Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, parti që është pjesë e koalicionit qeverisës së Maqedonisë së Veriut. Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 25 % të votave, ndërsa në vend të tretë është renditur VMRO-DPMNE. Vetë Ahmeti ka pranuar humbjen duke thënë se e rëndësishme është sundimi i ligjit në Maqedoninë e Veriut.

“Për ne me rëndësi janë proceset, më me rëndësi është që të vazhdojmë të investojnë në standardet demokratike, në sundimin e ligjit dhe shtetit juridik”, ka deklaruar Ahmeti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Tetovë u mbajtën për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe pamundësisë për të miratuar raportin përfundimtar vjetor të buxheti që çoi edhe në shpërbërjen e kuvendit komunal.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›