Reciprociteti me Serbinë, miratohet mocioni i Vetëvendosje
PRISHTINE - Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e Lëvizjes “Vetëvendosje” për marrjen e masave të reciprocitetit në raport me mallrat e Serbisë.
Mocioni është miratuar pas një debati rreth çështjes së masave të reciprocitetit me Serbinë, që ishin vendosur më 20 korrik të këtij viti, si kundërpërgjigje ndaj bllokadës që Serbia u kishte vendosur mallrave nga Kosova.
Parashtruesi i kërkesës Visar Ymeri lexoi tri pikat e mocionit, të cilat më pas u miratuan me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm në sallë. Ky mocion u miratua me 44 vota pro, 33 kundër dhe 2 abstenim.
Ky ishte një prej rasteve të rralla kur opozita ia del që të miratojë një nismë, duke siguruar shumicën në Kuvend.
(er.nu/BalkanWeb)