E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto takon Hillari Klinton flasin per Ballkanin dhe zhvillimet ne Shqiperi

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto mori pjesё nё punimet e Mbledhjes sё 18-tё Ministeriale tё OSBE-sё, të zhvilluar nё Vilnius tё Lituanisё, vend që mban kryesinё e radhёs sё OSBE-sё.

Nё fjalën e tij gjatë këtij Ministeriali, Ministri Haxhinasto informoi vendet pjesёmarrёse se Shqipёria ka prioritete tё rёndёsishme nё këtë Organizatё, ku synojmё tё marrim Kryesinё e OSBE nё njё tё ardhme tё afёrt dhe tё rrisim angazhimin tonё nё fushёn e tolerancёs dhe mosdiskriminimit. “Shqipëria ka treguar se mund të marrë rolin udhëheqës për të punuar për paqen dhe sigurinë në një rajon historikisht të vështirë si Ballkani Perëndimor”, tha z. Haxhinasto.

Duke u ndalur tek Kosova, Ministri Haxhinasto shprehu mbёshtetje pёr dialogun Kosovё-Serbi, mirёpriti marrёveshjen e fundit mbi menaxhimin e integruar tё kufijve dhe bёri thirrje pёr njё zbatim tё plotё tё marrёveshjeve tё arritura mes palёve. “Pavarësia e Kosovës, e deklaruar në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, ka kontribuar pa dyshim për paqen dhe stabilitetin rajonal. Shprehim bindjen tonë të plotë se pavarësia e Kosovës ofron një mundësi pajtimi për serbët dhe shqiptarët”, vijoi z. Haxhinasto.
Më tej, në fjalën e tij z. Haxhinasto u ndal tek zhvillimet demokratike nё vendet partnere tё Afrikёs sё Veriut. Ai shprehu gatishmёrinё e Shqipёrisё pёr tё ndarё me kёto vende pёrvojёn e saj dhe praktikat mё tё mira tё pёrftuara gjatё tranzicionit tonё. Gjithashtu, Ministri Haxhinasto theksoi se Shqipёria mirёpret zgjerimin e veprimtarive gjithёpёrfshirёse tё OSBE-sё në Afganistan, me qёllim forcimin e stabilitetit nё vend, nё prag tё periudhёs së tranzicionit qё parashikohet tё pёrfundojё nё vitin 2014.

Gjatë këtij punimeve të këtij Ministeriali, Ministri i Jashtëm z. Haxhinasto pati një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për situatën në rajonin e Ballkanit, për zhvillimet në Shqipëri si dhe për çështje në kuadër të punës së OSBE-së.
Gjithashtu gjatë punimeve tё Mbledhjes sё 18-tё Ministeriale tё OSBE-sё, z. Haxhinasto, u takua me Ministrin francez pёr Evropёn, z. Jean Leonetti. Nё takim Ministri Haxhinasto shprehu angazhimin e plotё tё Shqipёrisё pёr tё avancuar procesin e integrimit nё Bashkimin Evropian dhe kёrkoi mbёshtetjen e Francёs nё kёtё drejtim. Ministri Francez për Europën, z. Leonetti vlerёsoi politikёn e rajonale tё Shqipёrisё, nё funksion tё paqes dhe stabilitetit tё Ballkanit Perёndimor.

Një tjetër takim ministri Haxhinasto e zhvilloi me homologun e tij të Danimarkes z. Villy Sovndal. Danimarka do marrё Presidencёn e radhёs tё BE-sё gjatё 6-mujorit tё parё tё vitit 2012. Nё kёtё kontekst, Haxhinasto informoi Ministrin Sovndal pёr zhvillimet e fundit politike nё Shqipёri dhe kёrkoi mbёshtetjen e mёtejshme tё Danimarkёs nё procesin tonё tё integrimit evropian. Ai konsideroi se do të ishte me rёndёsi qё Presidenca daneze e BE-sё tё dёrgojё njё sinjal tё fortё nё mbёshtetje tё perspektivёs Evropiane tё Ballkanit Perёndimor. Haxhinasto ftoi Ministrin Sovndal tё vizitojё Shqipёrinё, ftesё qё u pranua me kёnaqёsi.

Gjithashtu z. Haxhinasto pati një takim të vecantë dhe me Ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, z. Nikolaj Mladenov, me të cilin diskutoi për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe situatën nё veri tё Kosovёs. Haxhinasto informoi homologun e tij rreth zhvillimeve tё fundit politike nё vend dhe angazhimin e vazhdueshёm tё Shqipёrisё pёr tё avancuar procesin e integrimit evropian. Situata e sigurisё nё rajon dhe nё veri tё Kosovёs, si dhe mbledhja e ardhshme Ministeriale e vendeve tё Kartёs sё Adriatikut A5, qё do tё zhvillohet nё Tiranё mё datё 14 dhjetor, u trajtuan gjerёsisht nё takim.

Takime të tjera ministri Haxhinasto zhvilloi me ministrin e jashtëm gjerman z. Westerëelle, Ministren e Jashtme të Qipros, të Zvicrës, Finlandës, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›