Volfart Pengese ne luften anti- korrupsion imuniteti i zyrtareve te larte
Imuniteti i zyrtarëve të lartë dhe mungesa e transparencës e baza ligjore janë dy problemet kryesore në luftën kundër korrupsionit, tha të mërkurën kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugën Vollfart. Në një tryezë të organizuar nga OSBE-së dhe ILDKP me studentët e Juridikut, u theksua se Shqipëria ka bërë progres sa i përket luftës kundër korrupsionit, megjithëse ka ende shumë punë për tu bërë pasi ky fenomen gjendet kudo madje edhe në gjyqësor.
Për ambasadorin Vokfart pengesë e madhe në luftën kundër korrupsionit bëhet imuniteti i zyrtarëve të lartë, ndërsa shtoi se kufizimi i tij do të sillte një hetim më efikas për të gjithë zyrtarët të cilët janë përfshirë në korrupsion.
Ai kërkoi bashkëpunim mes palëve në luftën kundër korrupsionit pasi sipas tij qeveria nuk mund ta luftojë e vetme këtë fenomen. Ai theksoi se duhet angazhim nga media dhe shoqëria civile në luftën kundër korrupsionit, ndërsa kërkoi që “në administratë të garantohet punësim i drejtë, administrata të jetë etike e profesionale”.
Ambasadori i OSBE-së u shpreh gjithashtu se, duhet edhe një regjistër më bindës për vendimet e gjykatave, në mënyrë që gjithçka të jetë e dokumentuar dhe transparente. Sipas tij, duhet të adresohen qartë të gjitha shkaqet e korrupsionit, në mënyrë që lufta ndaj tij të jetë e efektshme.
Përsa i përket situatës politke në vend Vollfart u kërkoi palëve të bashkëpunojnë në Parlament për reformën zgjedhore si dhe për ligjet me 3/5.
“Jemi në kushtet ku parlamenti po funksionin. Bojkoti i opozitës i kushtoi 2 vjet vendit. Parlamenti të punojë për ligjet me 3/5 dhe për reformën zgjedhore Parlamenti duhet të votojë ligjet me 3/5, të punojë për reformën zgjedhore. Është me rëndësi edhe zgjedhja e Avokatit të Populli”, theksoi Vollfart.
Nga ana e tij Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla u shpreh se institucioni që ai drejton është treguar i ashpër në ndëshkimin e zyrtarëve abuzues. Ai e ka vlerësuar të vështirë luftën ndaj korrupsionit, por jo të pamundur.
“ILDKP ka qenë aktiv me ndëshkimin e zyrtarëve abuzues në sistemin arsimor dhe sidomos atë universitar. Kemi zbatuar strategji me shoqërine civile dhe median, duhen disiplinuar raportet ndërmjet funksionit publik dhe interesit qytetar”, tha Llalla.
Ai këshilloi më tej studentët e juridikut të cilët do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm se “ata duhet të vendosin drejtësi në sistemin e drejtesisë”.