Kriza në Euro, Gajtner: Të ndërtohet një Europë e fortë
PARIS- Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner, deklaroi sot se është shumë i inkurajuar me progresin e kombeve evropiane rreth një plani për të mbështetur euron.
“Jam këtu në Europë për të theksuar se sa e rëndësishme është për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ekonominë botërore si e tërë, që Gjermania dhe Franca të kenë sukses sëbashku me vendet e tjera të Europës në ndërtimin e një Evrope më të fortë”- theksoi Gajtner.
Sekretari amerikan i Thesarit ndodhet sot në Francë pas vizitës në Gjermani nje dite me parë, ku zhvilloi bisedime me udhëheqësit europianë mbi planet e tyre për të zgjidhur krizën e borxhit që po kërcënon euron.
(el.me/News24/BalkanWeb)