E Shtunë, 31 Tetor 2026

Red Bull gjeniu Newey fillon punen



Adrian Newey Mes festimeve të shumta pas fitores së Vettel në Cmimin e Madh të Koresë së Jugut nuk u vu re aspak mungesa e një pjesëtari shumë të rëndësishëm të skuderisë Red Bull.

Në gëzimin e skuderisë për fitimin e titullit kampion bote për konstruktorë mungonte Adrian Newey, i cili ka filluar punën “i ngujuar” në shtëpinë e tij për dizenjimin e makinës për vitin tjetër.

“Përqendrimi tashmë është për sezonin e ardhshëm sepse kemi vetëm 4 muaj kohë për të ndërtuar një makinë krejtësisht të re. Për këtë arsye Newey nuk erdhi në Kore, por ka filluar punën për makinën RB8”, u shpreh shefi i Red Bull, Christian Horner.

Lind pyetja: A mund të përmirësojë Newey edhe më shumë një makinë që ka dominuar plotësisht këtë sezon të Fomulës 1?

Mësohet se gjeniu i aerodinamikës nuk do të fillojë punën nga zero sepse rregullorja e Formulës 1 nuk do të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm. Vetë Newey shprehet: “Mund të them vetëm që do të habiteni nga makina e re RB8.”

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Bulqizë, ndërpritet puna
Prokuroria sekuestron dokumentacionin e ACR-së
Omari: Imuniteti, të ndryshojë Kushtetuta
TCH përgënjeshtroi Frattini-n
Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
Gjakmarrja, Shoqata: Vërtetimet i dhamë falas

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›