E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Red-Bull” sfidon forcen e rendeses?!

Rreth 300 vjet me pare, ndersa Isak Njuton i mbeshtetur pas nje peme ne Kembrixh po bente gjumin e drekes, krejt papritur dicka e goditi ne koke. Nese do t’u besonim librave te historise, ajo gjeja ishte nje molle. Megjithate, deshmitare shume te besueshem te asaj kohe, ishin gati te betoheshin se ne fakt, kishte qene nje veze ajo qe i kishte rene Njutonit ne koke (ngado qe te kishte ardhur ajo veze). Gjithsesi, sido qe te kete qene, ky incident fatlum i dhuroi njerezimit ligjin e gravitetit! 25 skuadra me nga tre studente, nga Universiteti i Tiranes dhe ai Politeknik, garuan ne nje gare te vertete duke thyer rregullin e gravitetit nga 10 metra lartesi. Gara ka qene vertet interesante dhe argetuese, por ne fund vetem 3 grupe studentesh kane arritur te fitojne 3 cmimet e caktuara nga kompania “Red Bull”. Nje juri me emra te spikatur si Ilia Kristo, pedagog ne Fakultetin Ekonomik, Koco Bode, pedagog ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike, Alketa Vejsiu, prezantuese, Gent Bejko, aktor, regjisor, si dhe nga stilistja Enada At’Nikolla, kane kurorezuar triumfuesit ne sheshin “Demokracia”, ne qender te Qytetit Studenti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›