E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi, tifozi special ne Poloni-Shqiperi

Boksieri me mire shqiptar i te gjitha koherave, Luan Krasniqi, eshte i njohur per pasionin e tij per futbollin e vecanerisht per Kombetaren shqiptare, ishte i pranishem midis 2900 shikuesve ne Poloni-Shqiperi (1-0). Boksieri i peshave super te renda, i cili mbron ngjyrat e Gjermanise, jeton ne Rotveil, shume prane Reutlingenit, pasi te dy qytetet i perkasin landit te Baden-Vutembergut. Luan Krasniqi e ka ndjekur perfaqesuesen kuqezi edhe ne ndeshje te tjera. Mbahet mend prezenca e tij ne tribunen e “Qemal Stafes” kur kuqezinjte ngadhenjyen ndaj kampioneve te sapo shpallur te Evropes, Greqise. Krasniqi nuk ka heshtur per asnje moment dhe pas perfundimit te 90 minutave, nuk ka ngurruar te jape edhe intervista, ndonese zerin e kishte lene peng ne tribunen VIP te nderkombetarit tone. Ai mori nje periudhe pushimesh pak kohe me pare per t’u relaksuar, ndersa momentalisht eshte duke u pergatitur qe ne vjeshte te jete gati per t’u ndeshur serish ne nje takim te elites se boksit evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›