E Diel, 1 Nëntor 2026

Red Bulli dominon mimin e Madh te Belgjikes Vetel ne vend te pare

Çmimi i Madh i Belgjikës në Formula 1 bëhet pronë e Red Bullit, që rikthehet të dominojë garat e automobilizmit duke vendosur Sebastian Fetelin në vend të parë dhe Mark Ueberin të dytin. Perfekte, ashtu si gjithmonë, ishte gara e zhvilluar nga Lideri i botërorit dhe kampioni i botës në fuqi. Ueber, ashtu si Baton, u ngjitën në podium duke përfituar nga problemet e Fernando Alonsos.

I pesti doli Mikael Shumaker, autor i një gare mbresëlënëse. Shtatë herë kampioni i botës festonte 20- vjetorin në pistat e Formulës 1, pikërisht në SPA, atje ku kishte debutuar me Xhordan. Festa dukej e prishur nga vendi i fundit në start, por Shumi rekuperoi 19 pozicione dhe doli i pesti me Mercedesin e tij, duke shënuar garën më të bukur që pas rikthimit në F1.

Ferrari e nis mirë garën dhe nga vendi i tretë Alonso del i pari pasi shpëton mrekullisht nga një rrëmujë në kthesën e parë dhe pari kalon Rozbergun. Por kokëkuqja shuhet në pjesën e dytë të garës, e dominuar totalisht nga Red Bulli. Akoma më keq i shkoi Ljuis Hamiltonit, gara e të cilit zgjati vetëm 13 minuta. Britaniku u nxorr jashtë piste nga një Kobajashi i pakujdeshëm.

Dominimi në Belgjikë bën që Red Bullit të prek me njërën dorë të dy titujt: për pilotë dhe për konstruktorë. Kur kanë mbetur edhe shtatë gara nga fundit. Fetel kryeson me 92 pikë avantazh ndaj Ueberin dhe me 102 pikë më shumë se Fernando Alonso.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›