Gjakmarrja pse po vritemi
Politika dhe udheheqesit e zgjedhur te vendit po japin shembullin me te keq te dhunimit te ligjeve dhe vlerave morale duke degjeneruar jo vetem shoqerine shqiptare por edhe vlerat e saj. Ky eshte mesazhi qe percjellin dy perfaqesues te misionareve te pajtimit te gjaqeve ne Shqiperi Gjin Marku Kryetar i komitetit te Pajtimit Mbarekombetar dhe Pashk Lleshi Kryetar i Asamblese Kombetare te Misionareve te Pajtimit.
Pak jave para mbajtjes se zgjedhjeve vendore te 8 majit misionaret dhe shoqatat e pajtimit ne vend u mblodhen ne Tirane per te nisur ekspediten kombetare para nisjes se fushates elektorale.
Sa i perket gjakmarrjes situata ne vend behet gjithnje e me alarmante sic e tregoi edhe vrasja makabre e dy vellezerve ne Shkoder apo edhe ngjarjet e tjera qe kane tronditur rendin dhe sigurine ne vend.
Ndersa politika dhe perfaqesuesit e saj vetem sa kane ndihmuar ne degjenerimin e situates te vlerave morale dhe te vete Kanunit duke sjelle edhe rrenimin e te drejtes kanunore ne vend.